Ish-ministri i Jashtëm dhe njëkohësisht nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmit që ka kapluar qendrën e Vjenës së Austrisë.
Të shtënat me armë u raportuan afër sinagogës Stadttempel në Schëedenplatz, një nga sheshet kryesore në kryeqytetin austriak.
Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, tani deputet dhe anëtar i kryesisë së PDK-së, ka shkruar në Tëitter se shpreson më të mirën për popullin austiak.
“Lajme të tmerrshme nga Vjena. Lutem për shokët e mi përderisa e ndjek situatën me vëmendje dhe shpresoj për më të mirën për popullin austriak.”, ka shkruar Hoxhaj.