×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: S’bëjmë asnjë milimetër kompromise për postin e kryeministrit

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 18:03

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK nuk negocion postin e kryeministrit.


    Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës e nuk e negocion postin e shefit të qeverisë, duke thënë se e ka kryetarin e partisë i cili do të jetë kandidati për kryeministër.

    “Nuk bëjmë asnjë milimetër kompromise për postin e kryeministrit. Ne do ta kemi kryetarin e partisë i cili do të jetë kandidati për kryeministër”, ka thënë Hoxhaj.

    Kujtojmë se edhe vet kreu i PDK-së, Kadri Veseli, në një intervistë për mediat ka deklaruar se më nuk e japin kryeministrin me qera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!