×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj shkon për çaj në familjen e Kadri Veselit

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 17:41

    Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj ka vizituar familjen e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.


    Hoxhaj ka shkruar në Facebook se para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicëështë ndalur të pijë çaj në familjen e Kadri Veselit.

    “Para takimit me strukturat e PDK-së në Mitrovicë, erdha për një çaj në familjen e Kryetarit Veseli. Mungesa e tij në shtëpi gjithmonë është lidhur me aktivitetin e tij patriotik, para, gjatë dhe pas luftës. E kur ka qenë në shtëpi, me të njëjtën dashuri e përkushtim si për atdheun, është përkujdesur edhe për familjen e tij. Prandaj, sot, të gjithë së bashku e nga çdo anë, shpresojmë ta shohim drejtësinë sa më parë, që Kadriu, së bashku me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, t’iu kthehen familjeve të tyre, të na kthehen neve dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!