Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë̈ e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti.
Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian.
“Partitë politike atje le t’i bashkojnë forcat për të fuqizuar edhe më tej, përmes votës, faktorin shqiptar në Mal të Zi.”, ka shkruar tutje Hoxhaj.
“Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë vetëm zë i demokracisë e zhvillimit, por edhe kanë dhënë votën e tyre për pavarësimin e këtij shteti. Prandaj edhe në zgjedhjet e 30 gushtit shqiptarët e Malit të Zi do të dinë t’i koordinojnë mirë interesat e tyre kombëtare dhe interesat e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian!
Partitë politike atje le t’i bashkojnë forcat për të fuqizuar edhe më tej, përmes votës, faktorin shqiptar në Mal të Zi”, shkruan Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.