Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se deri tani, që kur ka nisur punën kjo qeveri, Kosova nuk ka njohje të pavarësisë pasi sipas tij politika e jashtme për këtë qeveri nuk ka qenë prioritet.
Hoxhaj, ka thënë sot se rënia e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës po ndodh përshkak se kjo Qeveri nuk e ka pasur prioritet politikën e jashtme.
“Rënia e njohjeve të pavarësisë ka ndodhur sepse politika e jashtme nuk ka qenë prioritet i qeverisë. Kemi diplomatë shumë të përgatitur, por njohjet nuk kanë qenë prioritet i kësaj Qeverie”, ka thënë Hoxhaj për Top News.
Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk duhet të heqë dorë nga njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.