×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj takohet me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 15:25

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, i cili po qëndron sot në Prishtinë.


    Hoxhaj e ka falënderuar Kardinalin Parolin për vizitën në Kosovë, e cila është e para e nivelit të lartë nga Vatikani. Po ashtu, Hoxhaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

    “Kënaqësi të takohem me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paolin, sot në Prishtinë. E falënderova  për vizitën në Kosovë, e para e nivelit kaq të lartë, si dhe për mbështetjen e Serlisë së Shenjtë për Kosovën, dhe fuqizimin e marrëdhënieve tona bilaterale përmes vendosjes së marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar Hoxhaj pas takimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!