×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj takon delegatin apostolik për Kosovë, kërkon njohjen nga Vatikani

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 20:52

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovë, Monsinjor Jean-Marie, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Vatikanit.


    Hoxhaj në një postim në Tëitter tha se Vatikani ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i pavarësisë së Kosvës, ndërkaq theksoi se tani kur Kosova është në përmbyllje të shtetndërtimit, njohja nga Vatikani është e domosdoshme.

    “Diskutim i shkëlqyeshëm me nuncin apostolik të Vatikanit për Kosovën, Monsinjor Jean-Marie. Vatikani është mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, ndërsa tani kur jemi në përmbyllje të shtetndërtimit njohja nga Selia e Shenjtë është e domosdoshme”, ka shkruar Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!