Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas dobësimit të regjimit të Asadit në Siri, kanë krijuar mundësi për avancimin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.
“Kur ne po flasim sot, pas dy-tri javësh të rënies së Asadit në Siri, ka qenë e mundur që të merrej njohja e Sirisë. Sot është po ashtu e mundur që të merret edhe njohja e Libanit, për shkak të dobësimit të Rusisë dhe Iranit në rajon,” tha Hoxhaj, duke theksuar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës për të rritur njohjet ndërkombëtare.
Hoxhaj gjithashtu kritikoi institucionet vendore për mungesën e veprimeve konkrete dhe strategjike në drejtim të lobimit ndërkombëtar dhe u ndal tek situata politike e brendshme, duke theksuar nevojën për një opozitë të fuqishme dhe ndryshime politike në vend.
“Unë mendoj që zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt do të jenë zgjedhje ku ndryshimi politik do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ndryshimi do të jetë opozita. Është një bindje të cilën ne e dëgjojmë prej Prizrenit deri në Podujevë.”, ka thënë Hoxhaj në emisionin Pressing në T7, /Express
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.