×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj tha se PDK s’e voton Haradinaj për president, i reagon ashpër deputetja e AAK-së

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 23:36

    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, i është përgjigjur kryetarit në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj pasi tha që nuk ka më vota nga PDK-ja për kandidatët për president jashtë kësaj partie.


    Kadriaj i ka thënë se AAK nuk ka kërkuar përkrahje nga Hoxhaj por nga themeluesit e PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së.

    “Ne nuk kemi kërkuar përkrahje prej Enver Hoxhës, po kërkojmë përkrahje për presidentin prej themeluesve të PDK-së, bashkëluftëtarë dhe përkrahës të z. Hashim Thaçit e Kadri Veselit dhe gjithë atyre që kanë kontribuar në luftën e UÇK-së dhe kanë kontribuar në shtetndërtimin e Kosovēs.

    Tash është shumë e rëndësishme dhe në interes të shtetit, që për shkak të situatës në të cilën gjindemi, një personalitet si Ramush Haradinaj të jetë president!”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!