×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj thotë se sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës është i mbështetur nga Serbia

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 16:58

    Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dënuar ashpër sulmin ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë.


    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se vandalizmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Kopenhagë është i mbështetur dhe frymëzuar nga shteti serb.

    Ai, tutje ka shtuar se Serbia, edhe sot e kësaj dite mbetet shoveniste ndaj vendjt tonë dhe popullit tonë

    “Vandalizmi kundër konsullatës së Kosovës në Kopenhagë është mbështetur dhe frymëzuar nga shteti serb, i cili edhe sot e kësaj dite mbetet shovenist ndaj vendit tonë dhe popullit tonë.”, ka shkruar Hoxhaj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!