×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj uron Ramën: Fitorja e tij në zgjedhje është fitore edhe e Shqipërisë

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 17:19

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që u mbajtën të dielën.


    Hoxhaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se fitorja e Ramës është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët të dielën.

    “Uroj mikun tim të çmuar, kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe dhe të rëndësishme në zgjedhjet në Shqipëri. Fitorja e Edit është fitore edhe e Shqipërisë për shkak të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe një provimi të madh që kanë dhënë shqiptarët ditën e diel. Fitorja e kryeminisrit Rama dhe PS, tregon për punën dhe reformat e prekshme që ka bërë ai gjatë këtyre dy mandateve në Shqipëri”, shkroi Hoxhaj.

    “Uroj që rrugën e nisur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Edi Rama ta përmbyllë gjatë këtij mandati të tretë që ia besuan shqiptarët! Suksese Edi. Urime Shqipëri”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!