×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për ta zëvendësuar Hashim Thaçin apo Kadri Veselin

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 21:26

     

    Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se vendimi i javës që shkoi për ta shpallur Konventën zgjedhore të PDK-së, është përcjellë sot me ofrimin e dorëheqjes së tij si Kryetar në detyrë dhe kryesisë aktuale të partisë.


    Ai tha se kjo është një normë statutare dhe demokratike për t’i hapur rrugë organizimit të mirëfilltë të Konventës më 3 korrik.

    “Përgjatë tetë muajve të ushtrimit të kësaj detyre, një përgjegjësi që m’u besua pa dëshirën time dhe tonën, por si rezultat i arrestimit të udhëheqësve tanë, Kryetarit Veseli e Presidentit Thaçi, kam kaluar nëpërmjet përvoje të jashtëzakonshme politike e personale”, tha ai.

    “Zgjedhja e kryetarit të ri nuk është përpjekje për t’i zëvendësuar liderët apo kryetarin që kemi në Hagë, por një mesazh se vetëm një PDK e fortë, e fuqishme politikisht dhe me mbështetje të madhe në Kosovë do të thotë edhe UÇK më e fortë, me udhëheqësit e saj më të fuqishëm dhe shtetin e Kosovës të përmbushur”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!