×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhallarët mundohen t’i ndalin vdekjet në trafik me ligjërata

    Reporteri
    02 Gusht 2019 | 18:20

    Duket e pazakonshme, por dhjetëra besimtarë të mbledhur në Xhaminë ‘Sulltan Mehemet Fatih” në Prishtinës, për faljen e xhumasë, të premten më 2 gushte 2019,  kanë dëgjuar ligjëratën e mbajtur nga imami i kësaj xhamie, për sigurinë në trafik.


    Imami i Xhamisë “Sulltan Fatih”, Bahri Sjediu, gjatë ligjëratës së tij për sigurinë në trafik, ka përcjellur mesazhe para besimtarëve lidhur me sigurinë në trafik, duke shpjeguar dhe argumentuar edhe fetarisht obligimin për respektim të rregullave në trafik dhe kujdesin për shpëtimin e jetës së njerëzve.

    Ligjërata e imamit të Xhamisë së Madhe siç njihet ndryshme Xhamia “Mehemet Fathih”, për sigurinë në trafik gjatë hydbes së Xhumasë, ishte rekomanduar nga Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës si tema që do të mbahet në hydbet në gjitha vendin gjatë ditës së sotme.

    Imam Sejdiu ka pohuar gjatë hydbes së xhumasë së sotme ka porositur për kujdese të shtuar gjithë ata që nguten për një destinacion të caktuar.

    “Nuk është pak që për pesë gjatë muaj të humbim 50 jetë në rini  dhe qindra të plagosur me pasoja të rënda, dhe përse, sepse janë shkelur rregullat që janë vendosur për ruajtjen e jetës sonë, nga ata që kanë dëshiruar që shpejtësia të mos jetë shkaktar i vdekjes së njerëzve”, ka thënë gjatë ligjëratës imam Sejdiu.

    Hydbja me temën për sigurinë në trafik është trajtuar në gjitha xhamitë e Kosovës gjatë ditës së sotme (2 gusht 2019) me rekomandim të BIK-ut.

    Përmes një njoftimi publik BIK-u ka bërë të ditur se ky rekomandim i kryetarit të saj është ndërmarrë në mbështetje për kujdesin në trafik.

    “Në mesazhin e hytbesë së kësaj të premteje, do të theksohen dhe shpjegohen argumentet fetare pse jemi të obliguar edhe fetarisht të përfillim rregullat e trafikut dhe që të tregojmë kujdes të shtuar”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

    E ky rekomandim i BIK-ut për këtë temë është parë me sy të mira nga qytetarët dhe veprimtarë që merren me këtë temë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!