×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhallarët në këtë xhuma ligjërojne idenë e Dullës: Kundër përdorimit të narkotikëve

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 19:42

    Ligjërata e të premten ose siç njihet në fenë myslimane dita e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës,  do t’i kushtohet luftës kundër drogave.


    Këtë e ka bërë të ditur shefi i Task Forcës shtetërore kundër narkotikëve dhe për sigurinë në shkolla Avdullah Hasani, përmes një postimi në Facebook.

    Ai ditë më parë është takuar me kryemyftiun e Kosovës, Naim Tërnava.

    “Pas Takimit në javën e kaluar me Myftiun, Naim Tërnava, jemi dakorduar që nesër në ligjëratat e xhumasë, në të gjitha xhamitë e Kosovës, të jepet mesazh kundër përdorimit të narkotikëve, në mbështetje të veprimtarisë së Task-Forcës së Qeverisë të themeluar për këtë qëllim”./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!