×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhë Enis Rama tregon a beson në teorinë e Darvinit

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 21:08

    Hoxha nga Mitrovica, Enis Rama, ka folur rreth idesë më të diskutuar rreth prejardhjes së njeriut. Ai e konteston këtë teori.


    Sipas Ramës, teoria e Darvinit ka marrë më shumë kuptim ideologjik sesa shkencor, shkruan Reporteri.net

    “Nuk ka këtu punë besimi. Mendimi jem, besoj që teoria e Darvinit po më duket se po merr më shumë kuptim ideologjik se shkencor. Mendoj se këtu shkenca po hyn në territorin e fesë”, ka thënë Hoxhë Enis Rama në T7.

    Ndër të tjera, Rama shtoi se teoria e Darvinit është vetëm teori dhe jo fakt i kryer, duke potencuar më pas se nuk duhet të mitizohet kjo teori.

    “Besoj që teoria e Darvinit është mjaft e kontestuar. Duhet ta themi se ajo nuk është fakt, por është teori. Përderisa është e tillë, nuk duhet të mitizohet deri në këtë masë që kundërshtari i tij të trajtohet si i prapambetur”, ka thënë ai.

    Ndryshe, muaj më parë, hoxha Drilon Gashi nga Peja, deklaroi se beson në teorinë e Darvinit dhe dha mjaft qasje që bien në kundërshtim me Enis Ramës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!