×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhë Mazllami: Vetura është modeste, nëse dikush ma falë një helikopter unë do ta merrja

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 21:35

    Hoxhës nga Prizreni, Mazllam Mazllami ditë më parë i është bërë dhuratë nga xhemati i tij në rastin e pensionimit, duke i blerë një veturë e tipit Mercedes, në vlerë rreth 15 mijë euro.

    Hoxha prizrenas, Mazllami, ka thënë që vetura është modeste dhe nëse dikush do i falte edhe një helikopter, ai do ta merrte.

    “Jam punëtor i BIK që 34 vjet në Prizren. Merrem me Islam mbi 40 vite. Xhematit i ka ra ndërmend për me ma ble një veturë modeste”, u shpreh hoxha në një intervistë ne Dukagjin, përcjell Reporteri.net.

    Kush është Mazllam Mazllami? Akuzat për terrorizëm, afërsia me ish-Prokurorin kosovar që preferonte sheriatin, vlerësimi si humanist nga xhemati

    Në lidhje me këtë dhuratë kishte reaguar gazetari Valon Syla që, sipas tij, mund të jetë kjo arsyeja pse është sulmuar.

    Gazetari Valon Syla ironizoi në llogarinë e tij në Facebook, duke e quajtur hoxhën në fjalë “Mulla Mercedesi”.

    Por që pas kësaj deklarate, Syla është sulmuar nga tre persona, duke i shkaktuar lëndime në kokë ku më pas u trajtua në QKUK.

    Arrestohen tre sulmuesit e Valon Sylës

    Në lidhje me këtë ngjarje, hoxhë Mazllami ka thënë se ky veprim në Islam është haram, sidomos në Ramazan.

    “Me keqardhje, nuk i përdori rrjetet sociale, nuk kam dëgjuar për këtë rast. Por në Islam nuk mund të lejohen veprime të tilla, sidomos në agjërim, në Ramazan, është haram”, u shpreh Mazllami. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!