×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhiq: Qytetarët në veri janë viktimë e politikave të larta të Beogradit

    Reporteri
    14 Korrik 2019 | 7:55

    Ministrja e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Adrijana Hoxhiq, ka thënë se qytetarët në veri janë viktimë e politikave të larta të Beogradit.


    Ajo konsideron se të gjithë janë ngopur me këto politika dhe se është koha që institucionet e vendit të veprojnë në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

    Hoxhiq e cila një kohë e ka udhëhequr zyrën administrative në veri të Mitrovicës, u shpreh se nuk është në dijeni se ekzistojnë komuna në vend qe nuk i respektojnë ligjet dhe procedurat e Republikës së Kosovës.

    Sipas saj, dorëheqjet e bashkëkombësve të saj serbë nga udhëheqja e komunave veriore është një lloj shenje e protestës për tarifën doganore 100 për qind ndaj mallrave serbe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!