×
  • Lajme
  • Lajme / 16 %

    Vendimi i ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës, deputetja e LDK-së paralajmëron rezolutë për shkarkimin e bordit

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 20:02

    Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka paralajmëruar se pas konstituimit të Kuvendit do të thërrasë në raportim Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe do  ta revokojë vendimin e sotshëm për rritjen e çmimit të energjisë prej 16%.

    “Do të diskutojmë në komisione dhe në seancë, ku do të paraqesim rezolutë për shkarkimin e bordit të ZRRE-së. Nëse në këtë legjislaturë ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, atëherë do ta shkarkojmë bordin aktual.”, ka thënë ajo.

    Bajrami ka theksuar se nëse bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, “atëherë bordi i ri do ta bëjë këtë pa asnjë dyshim”.

    “ZRRE-ja duhet të ketë një bord profesional dhe transparent, që publikon pasqyrat financiare (fitimet) të KEDS-it dhe KESCO-s. Kuvendi gjithashtu duhet të ketë raport të saktë për tregtinë me energji, por edhe për investimet që KEDS-i është i obliguar t’i bëjë në rrjet, sipas kontratës.”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!