×
  • Lajme
  • Lajme

    Hulumtimi: Rinia kosovare e do punën e shtetit

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 16:28

    Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti i Hulumtimeve IDRA Research and Consulting kanë prezantuar studimin “Rinia e Kosovës”, studim i cili është hulumtim i vlerave, qëndrimeve, opinioneve, brengave dhe perspektivave të të rinjve të Kosovës, ku të anketuar janë 1200 të rinj në gjithë Kosovën, të moshës 14 deri në 29 vjeç, transmeton Reporteri.net.


    Mevlyde Hyseni nga FES-i në Kosovë e cila ka bërë prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të rinisë, ka deklaruar se 81% e të rinjve jetojnë me familjet e tyre, 98% kanë marrëdhënie të mira me familje dhe 88% planifikojnë të kenë familje dhe të kenë fëmijë, ndërsa mosha e preferuar për martesë për vajza është 25-26 vjeç, 28-29 vjeç djemtë.

    “Në bazë të gjetjeve 54% e të rinjve nuk punojnë në profesionin e tyre kurse për dallim nga viti 2012 ku 45% e të rinjve kanë dashur një vend punë në institucionet publike tash kjo shifër ka mbërri në 70%.

    Ajo ka treguar edhe dëshirën e të rinjve kosovarë për të ikur nga vendi.

    “Aspiratat për emigrim janë rënie 20%, ku në vitin 2012 70% kanë dashur të largohen nga vendi, ndërsa tani kemi 50% që duan të largohen nga vendi”, shtoi Hyseni.

    Ajo më tej ka bërë të ditur se vetëm 10% e të rinjve mendojnë që interesat e tyre përfaqësohen mirë në politikën kombëtare.

    Ndryshe kujtojmë se ditëve dhe javëve të fundit jo pak njerëz janë reahatuar në institucione, por sigurisht jo qytetarë të rëndomtë, por militantë të partive politike dhe familjarë të tyre, kryesisht në Telekomin e Kosovës dhe Bankën Qendrore të Kosovës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!