Enver Bërkolli, 80 vjeçar nga Prishtina, sipas familjarëve të tij ka humbur dhe nga pasditja e së hënës nuk dinë asgjë për fatin e tij.
Djali i tij, Sherafedin Bërkolli ka thënë se rastin tashmë e kanë lajmëruar në polici.
“Baba ka dal dje prej shtëpisë, diku rreth orës katër pasdite dhe më nuk e dimë as ku ka shkuar, e asgjë për të. Fotografinë e kemi publiku për të na ndihmuar dikush që e ka parë ose e sheh dhe numrat të na thërrasin. E kemi lajmëruar rastin edhe në polici, ata presin të bëhen 24 orë që ta shpallin të humbur”, tha Bërkolli në një prononcim për Telegrafin.
Bërkolli ka lutur të gjithë qytetarët që nëse e shohin, të telefonojnë në numrat e telefonit të cilët i kanë bërë publik, teksa thotë se po presin edhe ndihmën e Policisë së Kosovës për të filluar kërkimin.
Sipas tij, babai i tij nuk vuan nga ndonjë sëmundje, ndërkaq tha se herë pas herë ka dalur për shëtitje në parkun e Tokbashqes, por që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që ai të vonohet shumë apo të mos kthehet për kohë të gjatë në shtëpi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.