×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën 16-vjeçarja nga fshati Capar i Gjilanit

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 17:07

    Një 16-vjeçare nga fshati Capar i Gjilanit ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.


    Gjatë ditës së sotme 16-vjeçarja M.I, nga fshati Capar i Gjilanit ka ndërruar jetë.

    Dyshohet se e mitura ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymë.

    Burime të lajmi.net, bëjnë me dije se e mitura kishte hyrë në banjo për gjëra higjienike dhe kishte gjetur vdekjen.

    “Ka vdes për shkak të kontaktit me rrymë. Ka hy në banjo për gjëra higjienike. Mandej e ka hetu motra e vet edhe kur e kanë dërgu në spital ka qenë pa shenja jete”, kanë bërë të ditur burime të lajmi.net.

    Vdekjen e të miturës e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit.

    “Po rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë edhe prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në Prishtinë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë”, ka deklaruar për lajmi.net, Liridona Xheladini, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Gjilanit.

    Ajo ka thënë se momentalisht nuk kanë ndonjë informacion shtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!