Një 40-vjeçare nga Kamenica ishte dërguar pa shenja jete mbrëmë në mesnatë në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Ajo dyshohet se vdiq, pasi pati alergji në një injeksion që mori.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i Gjilanit, Arsim Emini, për Klankosova.tv i cili ka thënë se pacientja ishte rikthyer në jetë pas intervenimit emergjent dhe reanimimit.
“Unë nuk kam qenë, por mjeku kujdestar më ka lajmëruar se mbrëmë kah mesnata e kanë sjell pa shenja jete në spital gruan në fjalë. Menjëherë, ekipi shëndetësor i spitali e ka filluar reanimimin i cili është bërë diku për 40 minuta. Ajo ka fituar një puls, mirëpo jo në gjendje të mirë. Ajo e intubuar është përcjell për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ajo është dorëzuar në Emergjencën e QKUK-së”, ka thënë Emini.
Mjeku kujdestar të Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka thënë “Ne në klinikë nuk e kemi pranuar një rast të tillë, asnjë paciente që thoni ju”.
Për rastin në fjalë, Policia e Kosovës nuk kanë qenë të qasshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.