×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb jetën një minator në minierën në Leposaviç

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 18:20

    Minatori B.Q., i moshës 69-vjeçare me kombësi serbe ka humbur jetën gjatë së martës si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punës në horizontin e tetë, në korridorin numër 801/A në minierën e Cërnacit në Leposaviq.


    Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për veri, togeri Branislav Radoviq.

    Minatori ishte dërguar menjëherë në Qendrën Shëndetësore në Leposaviq, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

    Prokurori ka urdhëruar që trupi të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe i njëjti do t’i dorëzohet më pas familjarëve.

    “Prokurori e ka kualifikuar çështjen si vdekje të dyshimtë derisa të përcaktohen rrethanat e vdekjes”, deklaroi Radoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!