×
  • Lajme
  • Lajme / Lajmi i fundit

    Vdes një person, Policia jep detaje rreth vetaksidenti në Pejë

    Reporteri
    08 Mars 2024 | 19:36

    Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Poqestë të Pejës.

    Lajmin për Reporteri.net. e ka konfirmuar zëdhënësi polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Ai ka thënë se mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

    “Rreth orës 18:10 policia është njoftuar se në fshatin Poqestë ka ndodhur një aksident trafiku, kur kanë arritur në vend ngjarje kanë kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Personi i lënduar është dërguar me emergjencë në Spitalin e Pejës, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë njësitë kompetente”, ka thënë Gashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!