×
  • Lajme
  • Lajme

    Humb një australian në Valbonë, Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor jep detaje

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 13:53

    Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka thënë se po kërkohet një turist me shtetësi australiane, Cameron Twiss, i cili rezulton i humbur, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Pwrmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, thuhet se herën e fundit ai është parë duke ecur në shtegun Valbonë- Theth, te kryqëzimi i shtegut në Lugun e Valit.

    “Kërkohet turisti me shtetësi Australiane, Cameron Twiss i lindur në 30.10.1996, cili rezulton i humbur. Hera e fundit që është parë Cameron Twiss ka qenë në datën 13.10.2024, rreth orës 8:00 të mengjesit duke ecur shtegun Valbonë – Theth, tek kryqëzimi i shtegut në Lugun e Valit”, thuhet në postimin e tyre.

    Po ashtu, SHKSHMK ka thënë se plani i Cameron ishte ecja Valbonë- Theth e më pas të kthehet në Shkodër.

    “Në informatat që posedojmë, plani i Cameron ka qenë ecja Valbonë – Theth, kthimi në Shkodër, ku ka qendruar në një hostel. Dokumentet udhëtimit dhe gjesendje tjera të tij gjenden në hostel. Postimi për humbjen e tij është nisur dhe lejuar nga familjarët”, thuhet tutje.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!