Në ora 15:00 do të arrijnë në Gjakovë, kufomat e 45-vjecares, Valentina Binakaj dhe 18-vjeçares, Erlinda Binakaj, që vdiqën ditë më parë në aksidentin në Kroaci.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë nga shtëpia e tij, burri i së ndjerës.
“Pritet që kufomat të arrijnë në shtëpi në ora 15:00, varrimi bëhet në ora 19:00. Gjendja shëndetësore është mirë, gjendja emocionale kuptohet. Faleminderit Qeverisë së Kroacisë dhe qeverisë tonë, na kanë dalë shumë në ndihmë”, ka thënë ai.
Binakaj ka falënderuar shtetin kroat për ndihmën.
“Faleminderit kroatëve, ishalla ua kthejmë për gëzime”, thotë ai.
I njëjti ka treguar edhe si ka marrë vesh lajmin se dy familjaret e tij kanë ndërruar jetë.
“Unë kam qenë në shtëpi, fëmijët i kam nis me autobus, kam pas me ardhë ma vonë për shkak të punës. Në ora 6 të mëngjesit më ka thirrë vajza dhe më ka tregu që ka ndodhë aksidenti. Kam arritë atë ditë në Kroaci, ka ora 5 masdite. Aty e kam marrë vesh që familjarët e mi janë viktima. Do të varrosen në Gjakovë”, shton ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.