×
  • Lajme
  • Lajme

    Humbi jetën pasi ra nga çatia, kosovari në Austri lë pas gruan me 6 fëmijë

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 23:10

    Një ngjarje e rëndë ndodhi në Austri. Një emigrant shqiptar vdiq në Alkoven të Austrisë pasi ra nga 10 m lartësi është A.M. nga fshati Randobravë, komuna e Prizrenit.

    Lajmi u konfirmua nga një miku i familjes së të ndjerit për mediat e huaja.

    42-vjeçari nga Prizreni la pas gruan me 6 fëmijë.

    Ai vdiq ditën e enjte teksa po rregullonte çatinë e një ndërtese. Për shkak të thyerjes të njërit prej cepave të çative, A.M. ka humbur ekuilibrin duke rënë në dysheme prej betoni. Vdekja ishte e menjëhershme.

    Ai banonte prej vitesh në qytetin e Alkovës, rajoni i Eferdingut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!