×
  • Lajme
  • Lajme

    Humolli e quan Kurtin mashtrues: Amerikanët kanë pasur pritje të tjera për të

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 23:21

    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, i cili tani vepron si deputet i pavarur e ka quajtur mashtrues kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Sipas tij, Albin Kurti e ka mashtruar popullin.

    Deputeti Humolli tha se amerikanët nuk përkrahin “mashtrues”. Po ashtu, sipas tij, amerikanët kanë pasur pritje të tjera prej Kurtit.

    “Albin Kurti e ka mashtru popullin, e ka mashtru votuesin. Amerikanët nuk munden me qenë me mashtrues. A u konë veç një ndërmjetës, pastaj bënin të gjitha. Sepse besuan që Albini ka me respektu popullin e vet, ky kur nuk e respektoj i vendosi në pozitë të keqe”, ka thënë Humolli në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!