×
  • Lajme
  • Lajme

    Humolli: Kurti është kopje e Rugovës dhe Thaçit

    Reporteri
    18 Tetor 2024 | 19:14

    Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, i cili më parë ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për kryeministrin Albin Kurti.

    Humolli ka thënë se Kurti është “kopje” e Presidentit Historik, Ibrahim Rugovës dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Reporteri.net.

    “Kopja del gjithmonë më e keqe se origjinali. Ibrahim Rugova ka qenë origjinal. Hashim Thaçi ka qenë origjinal. E tash Albin Kurti është kopje e këtyre dyve, dhe del shumë më keq”, deklaroi Humolli te DPT te Fidani.

    Ai akuzoi kryeministrin Kurti se po i godet vlerat kombëtare.

    “Ai po e godet arsimin, sindikatat e punëtorëve, minatorët e Trepçës, veteranët e luftës. Më lehtë bashkëpunon me Mimozën (Kusari-Lila) sesa me mua. Dhe nëse ky mosrespekt ndaj kësaj vlere, atëherë është normale që ka goditje nga faktori ndërkombëtar. Dhe faktori ndërkombëtar, kur e sheh që ka hapësirë për të vepruiar, ai vepron. Albin Kurti u ka dhënë hapësirë për veprim”, deklaroi Humolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!