×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-deputeti i VV-së

    Humolli: Kurti kur u bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa bashkimin kombëtar

    Reporteri
    22 Nëntor 2024 | 23:08

    Deputeti i pavarur. Fatmir Humolli  ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në këtë drejtim edhe Albin Kurti ka pësuar evoluim.

    Ai ka dhënë një shembull interesant.

    “Betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë çlirimi i viseve shqiptare dhe bashkimin në një shtet kombëtarë’. Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës në programin e saj e ka pas në program me lëviz krejt kombin për me çliru Kosovën, ka thënë Humolli.

    Sipas Humollit, Kurti veprimet që i ka bë pasi është bë kryeministër janë në shpërputhje me atë që ka thënë në fushatë elektorale.

    ‘’Unë e di kur Albin Kurti kur ka dal prej burgu ka thënë që s’besoj te ideja e bashkimit kombëtarë. E di kur në KAN ka bërë protesta sociale, e di kur është hi në Lëvizjen Vetëvendosje, se Lëvizja Vetëvendosje është bë një lloj rivali i Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës pas 2005-tës dhe si rival na ka qit neve prej loje si LKÇK për arsye se LKÇK—ja ka qenë një strukturë politiko-ushtarake që deri në shpalljen e pavarësisë ka funksionue politikisht dhe u kanë e gatshme me bë veprime ushtarake. Në momentin kur është shpallë pavarësia e Kosovës, ka kalu në veprime politike dhe ka eliminue mundësin e veprimeve ushtarake për shkak se janë ndërtu institucionet politiko-ushtarake që e mbrojnë Kosovën’’, ka thënë ai ne RTV Dukagjini.

    ‘’Albin Kurti është në këtë zhvillim. Nuk është për mua befasi. Kur ka dal prej burgu s’ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë, kur e ka bë VV-në ka besu tek ideja e bashkimit kombëtarë. Kur është bë kryeministër e ka këqyr Kushtetutën, nuk e ka pa’’, ka thënë Humolli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!