Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka thënë se ky subjekt politik sipas veprimeve të saj sot nuk dallon me partitë tjera si PDK, LDK e AAK.
Duke shprehur kundërshtimin për kalimin e projektligjit për pagën minimale pa përfshirjen e veteranëve, ai ka thënë se asnjë ministri në qeverinë Kurti nuk është duke punuar siç duhet, derisa më i ashpër ka qenë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Murati luan për ta djegur Vetëvendosjen dhe ka persona të tjerë që punojnë që qeveria e VV-së të dalë e dështuar. Murati është njeri pa ndjenjë kombëtare, teknicist, burokrat i sëmurë”, është shprehur Humolli në Klan Kosova.
“Arsyeja që ky ligj kalohet pa diskutuar me veteran, është goditje pas shpine. Të lihet veteran me 170 euro. Këta që protestojnë sot PDK, LDK… këta e kanë lënë veteranin me këto 170 euro dhe i kanë thënë që të mos punojë”.
Humolli ka thënë se nuk është njeri i ultimatumeve.
Duke folur për dorëheqjen e mundshme nga VV, ai ka thënë se hapësira është ngushtuar por që beson se në këtë parti ka njerëz që mund të reflektojnë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.