Ministrisë së Drejtësisë të Serbisë i është dorëzuar vendimi pozitiv i Hungarisë që Lubisha Manitasheviqi t’i dorëzohet Prokurorisë për krime lufte në Beograd, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve FoNet të premten.
Sipas njoftimit të Ministrisë, kundër Manitasheviqit zhvillohen hetime për krime të luftës së kryera në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.
Për ekstradimin e tij ka bërë kërkesë edhe Kosova, por Hungaria konsideron se janë përmbushur dispozitat juridike që Manitasheviqi t’i dorëzohet Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa ministri hungarez i Drejtësisë ka marrë vendim që ai të ekstradohet në Beograd, transmeton Koha.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.