Shefi i Task Forcës për luftimin e drogave në shkolla, Avdullah Hasani, ka bërë huqjen e maujit, ndërsa ka folur për luftën kundër narkotikëve.
Ai në paragrafin e parë të pare të postimit të fundit në Facebook ka shkruar se me drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës Eset Berisha ka biseduar për mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Kënaqësi të takoja Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës z.Eset Berisha, ku biseduam për mundësinë e trafikimit të narkotikëve përmes hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës. Gjithashtu biseduam edhe për sigurinë në Aviacionin Civil përmes mjeteve ajrore me qëllim të parandalimit të aktiviteteve të jashtë ligjshme, me theks të veçantë të narkotikëve”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.