×
  • Lajme
  • Lajme

    Huqja e madhe e Xhelal Sveçlës: Derisa bën matematikat se cila parti fiton vota më shumë, e tejkalon 100 %

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 9:08

    Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, të martën mbrëma ka qenë i ftuar në emisionin TV Dukagjini, ku përveç që ka folur për çështje të ndryshme aktuale që lidhen me zgjedhjet, ai ka bërë dhe matematikat e tij se cila nga partitë do të fitojë më shumë.


    Por Sveçla i Vetëvendosjes ja ka huqur me të madhe. Ai ndërsa bënte matematikat se sa përqind të votave do të fitojnë subjektet politike në zgjedhjet e 6 tetorit, e tejkaloi 100 %.

    Edhe pse në fillim tha beson që partia e tij i fiton 31 % në zgjedhjet e ardhshme, kur e pa që tejkalohej 100 %, ai u zmbraps dhe bëri një kompromis me vetvetën, duke e ulur përqindjen në 30, shkruan Reporteri.net.

    Më pas për të rrumbullaksuar 100 %, të njëjtën gjë bëri edhe për partitë tjera. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!