×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    “Hurme, veshje e pako kozmetike të prodhuara në Serbi”, Dogana kap mallra të kontrabanduara

    Reporteri
    11 Mars 2024 | 20:44

    Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në magjistralen Gjilan -Ferizaj është ndaluar një furgon me dyshim për mallra të kontrbanduara.

    Gjatë kontrollit të automjetit bëhet e ditur se është hasur ne mallra te ndryshme si: mbathje sportive pa fatura , të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Gjithashtu në njoftimin e Doganës thuhet se është gjetur tekstil i firmave të ndryshme, kozmetikë me prejardhje dhe prodhim serb si dhe disa pako me hurme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!