×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID të Qeverisë Hoti

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 21:16

    Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka zhvilluar një takim me institucionet shëndetësore për të diskutuar me masat që do të ndërmerren për të parandaluar numrin e madh të rasteve me Covid-19, si dhe shtimin e numrit të viktimave.


    Hoti në një konferencë për media njoftoi se nga masat kryesore që do të zbatohen është kufizimi i lëvizjes nga ora 21:00 deri në ora 05:00 e mëngjesit.

    Me vendim të qeverisë, është rikthyer kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në Komunën e Prishtinës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë.

    “Nga data 6 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtrri”, thuhej në vendimin e Qeverisë.

    Qarkullimi i qytetarëve në këto komuna lejohet vetëm në këto raste:

    ·  Në raste urgjente shëndetësore;

    ·         Në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;

    ·         Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;

    ·         Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;

    ·         Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).

    Kreu i ekzekutivit njoftoi po ashtu se në lokalet e gastronomisë gjatë kohës së lejuar do të kenë të drejtë të punojnë ambientet e jashtme si tarracat si dhe do të aplikohet shërbimi merre me vete “Take Away”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!