×
  • Lajme
  • Lajme

    Hykmete Bajrami i fton në përballje të gjithë kabinetin e Kurtit: Caktone studion, merrni vizatimet me vete, unë ju pres

    Reporteri
    29 Nëntor 2024 | 11:49

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar edhe një herë lidhur me kontratat një burimore apo sekrete, numri i të cilave në këtë qeverisje kalon shifrën 2 mijë sosh.

    Bajrami ka thënë se kontrata të tilla janë burim i korrupsionit dhe ata që s’pranojnë që ato të auditohen janë të njëjtë me të korruptuarit.

    “Korrupsioni mbulohet me propagandë aq sa dielli me shoshë”, ka shkruar ish-ministrja Bajrami.

    Deputetja e LDK-së tutje ka thënë se prej 273 milionëve të shpenzuara për kontrata sekrete gjatë Qeverisjes së Kurtit këtë mandat, nga 38 komunat e Kosovës në total janë shpenzuar vetëm 33.8 milionë euro për kontrata të negociuara.

    Bajrami i ka bërë thirrje të gjithë kabinetit qeveritar për përballje në debat për të gjitha çështjet, duke filluar nga Thesari, doracakët, gruri, kontratat njëburimore, rezervat e shtetit, tenderët e KEK-ut dhe Martin Berishajn, licencat e Microsoft, 160 çerdhet, lirimin e çmimit të rrymës e deri te bashkimi kombëtar.

    “I bej thirrje krejt kabinetit qeveritar le të vinë në debat e të flasim për: Thesarin, doracakët, grurin, kontratat një burimore në MTI-së dhe të MASHTI-it (normal gënjeshta të Armend sekserit), mandej flasim për rezervat shtetrore dhe Ridvan Muharremin, për tenderat në KEK-ut dhe Martin Berishajn, për licensat e Microsoftit, për160 çerdhe, lirimin e energjisë elektrike e deri te bashkimi kombëtar.

    Caktone studion, kohën merrni vizatimet me veti unë ju pres. Ejani të ballafaqohemi!”, ka shkruar deputetja Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!