Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, një ditë pas letrës së kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili i ftoi për koalicion, tha se partia e saj tashmë ka një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Bajrami tha e nuk kanë qenë në pritje të një letre për të përcaktuar pozicionin e tyre dhe se çdo përgjigje zyrtare ndaj letrës së dërguar nga VV-ja do të vijë nga kryetari i LDK-së, i cili ka ekskluzivitetin për këtë çështje.
“Letra iu ka dërguar kryetarit të LDK-së. Sigurisht që kryetari vetë do të përgjigjet dhe ai e ka ekskluzivitetin që t’u tregoj edhe juve se çfarë do të thotë për letrën. Mirëpo, LDK-ja e ka tashmë një qëndrim të formësuar sa i përket bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje. S’kemi qenë duke pritur letër në mënyrë që ta bëjmë qëndrim. Ne kemi qëndrim”, tha Bajrami paramediave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.