×
  • Lajme
  • Lajme / Deputetja e LDK-së

    Hykmete Bajrami pas rritjes së çmimit të rrymës: 16% në funksion të mafisë energjetike

    Reporteri
    11 Prill 2025 | 17:38

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se rritja e çmimit të rrymës i shkon në funksion mafisë energjetike.

    Ajo tha se ZRrE-ja ka bord të ndikuar nga partia në pushtet.

    “Vendimi i fundit i ZRRE-së me bekimin e Qeverisë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16%, është i papranueshëm. Ky vendim është barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit, e në veçanti për ata që e kanë gjendjen ekonomike jo të mirë. Rritja prej 16% prek të gjitha familjet, bizneset, sektorin publik pa përjashtim. Familjet me të ardhura të ulëta, që mezi e përballojnë muajin, tani do të paguajnë më shumë për çdo kilovat të harxhuar, por edhe për çdo produkt të blerë, sepse bizneset do të përballen me kosto më të larta, e kjo do të reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë. Pra, kjo barrë e dyfishtë bie mbi qytetarët, e para; përmes faturave të rritura të energjisë dhe e dyta; përmes çmimeve më të larta për ushqim, transport, veshmbathje dhe shërbime të tjera bazike për jetë.”, ka shkruar Bajrami.

    Postimi i plotë:

    16% NË FUNKSION TË MAFISË ENERGJETIKE

    Kjo ndodh kur ke një kryeministër si Albin Kurti e një ministre si Rizvanolli, të cilët që katër vite mbrojnë Nagipat e Martinat; kur ke një bord të ZRRE-së të ndikuar nga partia në pushtet që majë fitimet e KESCO-s dhe të KEDS-it; një ZRRE që ruan sekretin financiar të këtyre kompanive dhe në emër të kostove të operimit – lexo fitimit rrit çmimin e energjisë elektrike për të tretën herë.

    Vendimi i fundit i ZRRE-së me bekimin e Qeverisë, për të rritur çmimin e energjisë elektrike për 16%, është i papranueshëm. Ky vendim është barrë e papërballueshme për qytetarët e vendit, e në veçanti për ata që e kanë gjendjen ekonomike jo të mirë.

    Rritja prej 16% prek të gjitha familjet, bizneset, sektorin publik pa përjashtim. Familjet me të ardhura të ulëta, që mezi e përballojnë muajin, tani do të paguajnë më shumë për çdo kilovat të harxhuar, por edhe për çdo produkt të blerë, sepse bizneset do të përballen me kosto më të larta, e kjo do të reflektohet menjëherë në çmimet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë. Pra, kjo barrë e dyfishtë bie mbi qytetarët, e para; përmes faturave të rritura të energjisë dhe e dyta; përmes çmimeve më të larta për ushqim, transport, veshmbathje dhe shërbime të tjera bazike për jetë.

    E kemi thënë dhe stërthënë se rritja e çmimit të energjisë zvogëlon fuqinë blerëse, dëmton ekonominë, ulë konkurushmërinë, mbyll biznese, rrit papunësinë dhe rrit deficitin tregtar.

    Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës e kundërshton fuqishëm këtë vendim.

    Përfundimisht ky vendim është dëshmi se kjo Qeveri nuk dëshiron ta kuptoj realitetin në të cilin jetojnë qytetarët, thënë ndryshe e kanë keqkuptuar qeverisjen, sepse vetëm në shërbim të qytetarëve nuk janë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!