Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është parë me një dokument në dorë para fillimit të seancës.
E njëjta më pas me atë dokument është afruar tek grupi i deputetëve të PDK’së, ku po qëndronin Memli Krasniqi, Abelard Tahiri, Vlora Çitaku dhe deputetja e AAK’së, Time Kadriaj. Dokumentin më pas e ka marrë Tahiri, shkruan Reporteri.net.
Ata janë parë duke biseduar mes vete për disa minuta. Pastaj Bajrami është larguar prej aty, e dokumenti mbeti tek Tahiri.
Para se të shkonte tek deputetët e PDK’së, Bajrami i është afruar deputetit të LDK’së, Krenar Xhaferit, i cili duket sikur e nënshkruan dokumentin.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot vazhdon tentativën e 13-të për konstituimin e legjislaturës së re të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Bllokada në Kuvend është krijuar tek çështja e zgjedhjes së kryeparlamentarit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.