×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyrja e ushtrisë serbe në Kosovë, Hoti mbledh krerët e institucioneve të sigurisë

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 11:28

    Hyrja e ushtrisë serbe brenda territorit të Kosovës dhe shqetësimet e ngritura nga banorët të cilët jetojnë në zonën kufitare të Karaqevës, ka bërë që kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, të mbledh sot bashkë të gjithë krerët e institucioneve të sigurisë në Kosovë përmes një video-konference.


    Në takim është biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushën e sigurisë.

    Prezent në këtë takim virtual kanë marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

    Në këtë bashkëbisedim, kryeministri Hoti ka falënderuar përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë në vend për përkushtimin dhe angazhimin e shtuar të tyre për përballimin e gjendjes së krijuar si pasojë e pandemisë COVID 19.

    Po ashtu, kreu i qeverisë ka kërkuar që ky përkushtim dhe ky mobilizim i këtyre institucioneve të vazhdojë edhe më tutje, ndërkohë që kërkoi edhe koordinimin me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, e në veçanti me KFOR-in, si një partner strategjik i Kosovës në fushë të mbrojtjes dhe sigurisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!