×
  • Lajme
  • Lajme

    Hysen Vrajolli emërohet ushtrues detyre i kryeshefit në ”Trepça”

    Reporteri
    16 Prill 2020 | 15:57

    Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në ”Trepça”, ka emëruar Hysen Vrajollin, ushtrues detyre të kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje.


    Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi bordi shkarkoi kryeshefin Basri Ibrahimi.

    Në një prononcim për klankosova.tv, Hysen Vrajolli u shpreh se detyra e re i është dhënë për një afat të caktuar derisa të hapet konkursi për pozitën e kryeshefit.

    Ai e vlerësoi lartë përzgjedhjen të cilën bordi e bëri për angazhimin e tij në këtë pozitë.

    Hysen Vrajolli ka përvojë 36 vjeçare në miniera dhe tha se e njeh mirë këtë fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!