×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni: Albin Kurti është manipulues dhe mashtrues gjenial

    Reporteri
    06 Gusht 2021 | 18:13

    Ish-koordinatori nacional për dialogun, Skënder Hyseni, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti manipulues dhe mashtrues gjenial, që sipas tij, interesin personal të tij dhe vartësve, e vë para çdo interesi qytetar e nacional.


    Përmes Facebookut, Hysni ka shkruar se mosmiratimi i rezolutës së LDK-së për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit shpërfaqë “etablimin dhe konsolidimin e politikës së vetizolimit të kryeministrit Albin Kurti dhe VV-së”.

    “Duke se Kurti dhe VV-ja vetmjaftohen me pak pushtet në ‘mëhallë’ e nuk lodhen fort për interesat afatgjata të vendit. Asgjë më e rrezikshme për Kosovën në stadin e saj aktual të konsolidimit si shtet”, ka shkruar ai.

    Ish-koordinatori nacional për dialog në Qeverinë Hoti, ka theksuar se mosmiratimi i rezolutës për zbatimin e Marrëveshjes është mosvlerësim, mosmirënjohje dhe sfidim i rolit të SHBA-së në punët e Kosovës.

    “Kjo godet rëndë partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan tutje ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!