×
  • Lajme
  • Lajme

    Hyseni: Çështja e të pagjeturve do të zgjidhet brenda 11 muajve pasi të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 22:23

    Ish-koordinatori shtetëror në dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, tha se çështja e të pagjeturve do të marrë zgjidhje 11 muaj pas arritjes së marrëveshjes së përgjithshme mes Kosovës dhe Serbisë.


    Ai në Rubikon në Klan Kosova tha se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta rihapë këtë temë do të përfundojë keq.

    “Tash po ju dekonspirojë në fjalinë e fundit të këtij elementi thuhet se palët obligohen që 11 muaj më së largu pas nënshkrimit të marrëveshjes së përgjithshme do të zgjidhet çështja e secilit të pagjeturit, dhe parashihet formimi i një komisioni Kosovë – Serbi i cili do të kryesohet nga Përfaqësuesi i BE-së i cili do ta mbikqyrë krejt procesin”.

    “Gjatë gjashtë muajve të kaluar ne e kemi trajtuar çështjen e të pagjeturve që ka qenë çështja më urgjente dhe e kemi përmbyllur atë çështje me një dakordim me një tekst shumë parimor gjysmë faqe. Sepse në marrëveshje të përgjithshme nuk duhet të futesh libra të tërë. Gjysmë faqe tekst shumë taksativ që përcakton obligimet që marrin palët për ta përmbyllur atë”.

    “Prandaj z. Kurti, nëse rihapë tema të tilla do të përfundojë keq. Në aspektin e marrëveshjes së përgjithshme është përfunduar çështja e të pagjeturve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!