Koordinatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, po qëndron për vizitë në Itali.
Hyseni atje është takuar me Piero Fassino, kryetarin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Italisë, me të cilin ka biseduar për dialogun me Serbinë.
Koordinatori i Kosovës ka thënë se në fokus të këtij takimi ishte dialogu me Serbinë. Ai ka thënë se me kryetarin Fassino kishte pajtim se dialogu duhet të dinamizohet me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë dhe normalizimit të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjate.
“Si në të gjitha takimet tjera edhe këtu në fokus të bisedës ishte dialogu Kosovë – Serbi. Kishim pajtim të plotë me kryetarin Fassino se dialogu duhet të dinamizohet me qëllim të përmbylljes sa më të shpejtë dhe normalizimit të plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë përmes njohjes reciproke si e vetmja zgjidhje e qëndrueshme afatgjate”, ka shkruar Hyseni në llogarinë e vet në “Facebook”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.