Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë i pasuksesshëm dhe se qeveria ka qenë e vetdijshme për këtë dhe prapë ka aplikuar.
“Ai bën veprime si aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës, duke qenë plotësisht të vetëdijshëm që ai aplikim është i pasuksesshëm. Por ai e bën sepse mjafton t’i thotë popullit që kanë aplikuar. Më askush nuk merret me atë. Bravo, qe këta të tjerët nuk paskan qenë të zotë të shkruajnë një copë letër, e ky po e bën”, thotë Hyseni në emisionin Pressing në T7.
Hyseni shton se ka informata kredibile se Italia, si kryesuese e KE-së, e ka lutur Kosovën që të mos aplikojë në këtë kohë.
“Kam informata kredibile, që Italia që është kryesuese e Këshillit të Evropës, e ka lutur Kosovën që të mos aplikojë. E këta dalin me deklarata që ka përkrahje. E shko në të gjitha shtetet e botës perëndimorë se a e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KE, natyrisht që të thonë po. Por nëse i pyet nëse e përkrahin në periudhën e tanishme në këtë situatë, ata të thonë jo”, shton ai
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.