×
  • Lajme
  • Lajme

    I akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, kapet 60-vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 13:58

    Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 60-vjeçar i cili është i akuzuar nga GjKKO si pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh.

    60-vjeçari kishte thyer gjithashtu masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga gjykata dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar.

    Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.

    “Për shtetasin F. D., Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13.05.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, shkruhet në njoftim./A2

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!