Katër vjet prej kur është vrarë Donjeta Pajazitaj, procesi gjyqësor për vrasjen e saj do të nisë për herë të tretë.
Gjykata Themelore në Pejë do të gjykojë Naser Pajazitin, kushëri i viktimës e që është i dyshuari i vetëm për këtë vrasje.
Aktgjykimi me dënim të përjetshëm për Pajazitin është bërë i plotfuqishëm nga Gjykata e Apelit muaj më parë, por Gjykata Supreme ka gjetur shkelje të dispozitave ligjore të dy shkallëve dhe këtë rast e ka kthyer në rigjykim, shkruan sot Koha Ditore.
Dy aktgjykimet e mëhershme në këtë rast ishin plotësisht të kundërta me njëra-tjetrën. Fillimisht Gjykata Themelore në Pejë kishte nxjerrë aktgjykim lirues për Pajazitajn me arsyetimin se nuk ka prova të mjaftueshme që dëshmojnë se ai është vrasësi.
Ankesa e familjes kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit është aprovuar dhe rasti është kthyer në rigjykim në Gjykatën e Pejës. Në gjykimin e dytë ky institucion e ka dënuar Pajazitajn me burgim të përjetshëm dhe aktgjykimi është aprovuar nga Gjykata e Apelit. Të dy këto aktgjykime janë prishur tashmë nga Gjykata Supreme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.