Dy persona sot në mëngjes e sulmuan kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxherri, pasi ai doli nga një kafiteri. Një prej personave të dyshuar është Dukagjin Lulaj, i cili është ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit së bashku me një person tjetër.
Lulaj sipas postimeve të tij në Facebook del të jetë një simpatizant i “flaktë” i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai shihet se ka shpërndarë disa postime në mbështetje të partisë së kryeministrit Albin Kurti.
Megjithatë ka edhe postime kur Lulaj i ka dalë kundër kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me replikimet që ka bërë me ish-deputetin e VV-së, Visar Korenica për rastin e vajës me shami në Pejë që ishte përjashtuar nga shkolla, duke i thënë se nëse nuk postojnë në atë drejtim, do të “hakmerren” dhe VV nuk do të mund t’i marrë sërish më 50% plus të votave.
“Mos harro Glauk Konjufca qaty ku je je me vota të shqiptarëve musliman, nëse kjo temë kishte shkruar Lulaj në një postim të Lulajt në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.