×
  • Lajme
  • Lajme

    I burgosuri kosovar tenton të arratiset përmes dritares, kapet shpejt nga policia

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 9:16

    Në Stacionin Policor të Graçanicës një person nga tentuar të ikë nga qendra e paraburgimit ku ishte ndaluar për 48 orë, mirëpo është kapur menjëherë nga policia.


    Ai kishte tentuar të arratiset përmes dritares së Stacionit policor.

    “Është raportuar se derisa i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në paraburgim për 48 orë kishte arritur të largohet nga dritarja e stacionit deri jashtë rrethojës së oborrit te stacionit, mirëpo është arrestuar nga njësitë policore. Të dyshuarit i është ofruar tretman mjekësor, pasi ishte lënduar”, ka njoftuar policia.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet për mbajtje në Qendrën e Ndalimit –Hajvali./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!